‘Rama po centralizon pushtetin’, Alimehmeti: Reforma territoriale

0%

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive deklaroi se ndryshimet e reja territoriale synojnë centralizimin e mëtejshëm të pushtetit. Sipas Alimehmetit, reforma e vitit 2015 ka dështuar të rrisë efikasitetin dhe ka sjellë më pak shërbime për qytetarët, ndërsa administrata është zgjeruar. “Me zmadhim, nuk po na rritet efikasiteti, po na bie”, u shpreh ai.

Alimehmeti kritikoi edhe kryetarët socialistë të bashkive që kundërshtojnë ndryshimet vetëm në momentin e fundit, duke i cilësuar reagimet e tyre si të motivuara nga interesa personale. Ai theksoi se shërbimet duhet të jenë sa më pranë qytetarëve dhe akuzoi qeverinë se po ndjek të njëjtën politikë centralizuese në disa fusha.

Alimehmeti: Po e nis nga këtu në fund, ose këta po e vendosin, kështu që kjo është e drejtë që ta nisim nga hallka e parë e zinxhirit. Arsyeja pse Rama është duke vendosur një ndryshim të hartës, se ky është ndryshim, fillimisht ta quajmë fjalës reformë. Se në qoftë se do ta quash reformë duhet të na thoshe herën e parë pse dështoi e para.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pra, pse ishte e nevojshme kjo reforma, ku ishin dështimet e të parës, e të tjera e të tjera. Ne mbas kësaj fjalës reformë shohim zakonisht gjithmonë, prishje gjithmonë e më të vazhduar. Reformë në drejtësi, reformë këtu, reformë atje, me këtë fjalë po abuzohet; reformë zgjedhore, reformë territoriale e me radhë. Dëshira e tij është që të centralizojë gjithmonë e më shumë pushtet.

Dhe nga ky drejtim ta përdorë atë për arsye puro elektorale. Kjo është arsyeja e tij bazë dhe t’i ketë sa më afër dhe sa më pak njerëz ata që janë të zgjedhur nga njerëzit. E në fund fare të mbetet vetëm ai, pra kjo është ëndrra e tij përfundimtare. Nga ky lloj interesi s’është bërë asnjë lloj bilanci. Pse kjo me këtë, pse kjo të bashkohet me këtë dhe çfarë arsye?

Ka bashki shumë të vogla të cilat nuk janë prekur fare dhe ka bashki të tjera që janë të mëdha të cilat janë prekur e bashkohen me të tjera. Nuk ka asnjë… por, po ta shihni po kaloj te hallka e dytë që do të thotë këshillat bashkiakë dhe disa kryetarë bashkish… jo të gjithë, po disa prej atyre bashkive që janë prekur tani, çfarë po bëjnë ata?

Ata janë në favor të tezës së Partisë Demokratike, që ka qenë që në fillim, që bashkitë duhet të shtohen si numër. Për çfarë arsye? Se nuk është kjo çështje numrash kaq të shtohet si numër apo të ulet si numër. Por arsyeja është që shërbimi të jetë sa më afër njerëzve. Ky është koncepti i të pasurit më shumë bashki apo njësi administrative lokale.

Në mënyrë që për këto shërbime njerëzit mos shkojnë t’i kërkojnë nga një qytet te qyteti tjetër. Dhe nga krahu tjetër, kjo sjellje që bën Edi Rama është i njëjti centralizim siç bëri me arsimin, siç bëri me shëndetësinë, siç bëri me të gjitha gjërat që i ndau pak a shumë në katër zona Shqipërinë, siç bëri me gjykatat, siç po bën me kadastrat.

Pra në të gjitha aspektet ai po përdor të njëjtin rol. Po bashkon, po bashkon, po bashkon, në mënyrë që t’i ketë në një dorë mundësisht të gjitha dikur, në një moment të mëtejshëm.

E në këtë moment këtu, ju kujtoj juve që në 2015-ën kur Partia Demokratike nuk ka qenë dakord me reformën territoriale aktuale, e tjetër diskutim pastaj që shkoi në bojkot ndaj saj, por asokohe ishte shumë e qartë teza ndërmjet faktit që shërbime afër njerëzve dhe mungesë efikasiteti të bashkive.

Pra, duke pasur bashki të vogla… kjo ishte argumenti i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës, bashkitë e vogla nuk janë të afta të konkurojnë, nuk janë të afta të marrin fonde, nuk janë e të tjera e të tjera. Tashti, ekzakt. Prandaj tani ne mund t’i bëjmë, mund t’i vëmë… mund të bëjmë provimin. Pra të shohim se si del në test. U bë kjo reforma e parë e 15-ës. Atëherë si rezultoi kjo?

Kjo rezultoi në fakt në më pak shërbime. Kjo rezultoi në fakt që bashkitë e mëdha, më e madhja për shembull Tirana, nuk arrin të realizojë dot shpenzimet kapitale, shpenzimet për investime. Nuk arrin të kapi dot as 40%-shin në fund të vitit. Çka do të thotë që një gjë e thjeshtë që dimë.

Që do të thotë, në qoftë se s’ka efikasitet Tirana, që është më e madhja e mundshme, atëherë kjo do të thotë që me zmadhim, neve nuk po na rritet efikasiteti. Po na bie efikasiteti. Dhe nga krahu tjetër neve vazhdojmë të kemi një dyfishim të numrave të njerëzve të punësuar, sepse në qoftë se mbajmë mend tezën, kjo ishte: ka aq shumë drejtorë, që paguhen kaq e me radhë.

Këta jo vetëm që nuk ranë si numër, po u shtuan si numër, u mbi-dyfishuan. Pra shpenzimi publik tani është më i madh akoma për ta mbajtur këtë aparaturë në këmbë, nga krahu tjetër efikasiteti ka rënë minimalisht. Dhe normalisht do kishte qenë një zgjidhje e duhur që të kuptohet që kjo ishte e gabuar dhe të kishte një kthim mbrapa.

Sepse parimi është shumë i thjeshtë, pra ta thotë Ajnshtajni: në qoftë se vazhdon me të njëjtën metodologji mos prit të kesh rezultate të ndryshme. Ai do të jetë i paaftë, po e them i paaftë, në qoftë se vazhdon me këtë. Dhe ata vazhdojnë me këtë, vazhdojnë me zvogëlimin akoma, me numër më të vogël të bashkisë.

Tashti ajo që të bën habi patjetër është këta kryetarë bashkisë, tani në këtë moment, që u erdhi uji këtu te gryka u kujtuan? Pra gjitha ato thirrje që bëri Partia Demokratike, gjitha ato thirrje që bëri opozita, gjitha ishte shumë e qartë në sytë e njerëzve, pra me sa duket edhe ata, se ai model janë.

Tashti nuk është se na bëhen të mirë në këtë moment këtu, se po e bëjnë thjesht për interesin e vet personal dhe kaq. Dhe në këtë moment këtu ata u kujtuan, po negociojnë vetëm për bashkinë e tyre, pra s’ka gjë mblidhi të tjerat si të duash, vetëm këtë tonën na e lër.

Atëherë ky nuk është, nuk është koncept për një drejtues, për një kryetar bashkie, cilado qoftë ajo bashki, qoftë dhe e më të voglës, sepse nuk mund të shkojë ai dot me parimin që të drejtat e njerëzve në një qytet tim, janë më të mëdha se të drejtat e njerëzve në qytetin tjetër, apo të drejtat janë të barabarta në të gjithë territorin e Republikës.

Ne po flasim këtu për efikasitet dhe po flasim këtu për shërbime ndaj njerëzve, nuk po flasim për politika të mëdha. Pra, bashkitë nuk është se të ofrojnë politika. Ofrojnë shërbime. E nga ky moment do duhej t’u vihej nota dhe atyre. Po ata çfarë shërbimesh kanë dhënë ndërkohë? Po ata pse e merituan që të shkrihen, të hiqen, të fshihen, quajeni emrin si të doni?

E tani deri në vetëm momentin e fundit dalin dhe na votojnë nga Partia Socialiste, na votojnë vetëm në këto këshilla kundër. Po pse s’ndodhi më përpara? Po nuk e kishin ata të qartë? Po pse në buxhetin, në realizimin në Tiranë apo në çdo bashki tjetër nuk e kanë të qartë këshilltarët e Partisë Socialiste vit pas viti që nuk realizohet? E kanë shumë të qartë.

E atëherë pse s’bëjnë diçka për ta përmirësuar? Pse s’kërkuan një llogari? Pse s’ngritën një komision monitorimi financiar të bashkisë përkatëse? Pse i lanë drejtorët e tyre, kryetarët e tyre të bashkive të abuzonin me fondet e paratë publike deri sot? Atëherë ky për ta është një lloj… është një lloj si ta them, një lloj justifikimi.

Ato po tentojnë në këtë moment po mundohen të bëjnë që… nuk jemi shumë dakord, për interesin e tyre personal.Në të njëjtin qëndrim që ka pasur Partia Demokratike gjithmonë. Që kjo nuk është një hartë vendore ashtu siç duhet, nuk ofron shërbimet ndaj njerëzve, ne nuk jemi në nivelin e duhur ndaj tyre dhe nevojitet që neve të ndryshojmë. Këtë duhet të kishin thënë ata, që më përpara.

Nuk po them dhjetë vjet para, po them kur filloi diskutimi i reformës territoriale. Ne e kemi parë komisionet e përbashkëta që kanë shkuar në disa prej bashkive, kanë bërë disa dëgjesa publike, po ka pasur debate, po ka pasur nga ana e Partisë Demokratike. Nuk i kemi parë këto nga eksponentët e Partisë Socialiste. Pse s’pati debate atje? Kanë qenë të pranishëm në dëgjesat publike.

Çfarë menduan secili që do ia hidhte kësaj zone, vetë do arrinte një… Kështu përfundojnë në fund fare autokracitë dhe diktaturat. Në këtë rast këtu, kemi një… po e them dhe një herë, centralizim gjithmonë e më të heshëm duke e detyruar tashti disa qytete të shkojnë në një qytet krejt tjetër për të kërkuar një shërbim minimal që mund t’i ofrohet nga bashkia e tyre sa më pranë tyre.

Jo nuk kam mendimin atë. Unë mendoj që ato bëjnë vetëm një tendencë, si ta themi, një lloj justifikimi ndaj njerëzve, pra neve bëmë tonën, bëmë sikur po kundërshtonim e të tjera e të tjera, e nuk e arritëm dot, se të kishin dashur ata me të vërtetë ta kundërshtonin ka forma nga më të ndryshmet. Se protesta ditën e fundit është gjëja e fundit fare.

Fillon që më përpara kjo punë, sepse diskutimi i reformës territoriale ka kohë që bëhet. Pra mund të bëhet përmes lobimeve, mund të bëhet përmes advokimeve, mund të bëhet përmes forcës dhe negocimit në tavolinë me forcat politike përkatëse, me këshilltarët e ndryshëm, të ulen dhe të flasin këshilltarët njëri me tjetrin: “jemi dakord çfarë do dalim për ta mbrojtur këtë bashkinë tonë” me radhë.

Asgjë nga këto s’ka ndodhur. Këta nuk e bënë. Që do të thotë ata e kishin shumë të qartë se ku po shkonin. Parimi ishte thjesht “o zot s’po na ndodh neve, po i ndodh këtij të komshiut këtu”. Pra kjo tregon shumë qartë që ata nuk janë të aftë… jo të aftë, por nuk e meritojnë që të jenë drejtim të bashkive të tyre komunitare.

Deri në këtë moment, ata nuk kanë bërë dot atë që do duhej të bënin në favor të njerëzve. Dhe ky është thjesht një justifikim i momentit të fundit, dhe me demek nuk patëm se çfarë me bë në momentin e fundit, dhe e kemi shumë të qartë neve që edhe ata e dinë, dhe të gjithë e dinë, që nuk kanë se çfarë t’i bëjnë, në qoftë se e ka vendosur Rama atë punë, ato kryetarë aty nuk…

Absolutisht që nuk do rezistojnë. Po jo, nuk do rezistojnë, po as nuk kanë… as nuk dëshirojnë të rezistojnë. Thjesht po bëjnë një diçka të shtyrë nga një lloj opinioni publik, që të thonë nesër pasnesër që unë e bëra timen, por kaq kisha mundësi. Po ditën e fundit. Po përgjatë diskutimeve? Po përgjatë shkresave? Po përgjatë abuzimeve? Gjitha këto nuk i panë.

Pra në momentin e fundit, me demek… nuk janë të besueshme prej tyre. Prej qytetarëve, po. Unë e kuptoj qytetarin që është i revoltuar me të vërtetë, por jo prej këtyre drejtuesve të Partisë Socialiste të atyre bashkive aty.

Burimi: Bota Sot