Debutim spektakolar për mbrojtësin e Kombëtares, Mario Mitaj. Ndërsa ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Genoa – Ascoli (Kupa e Italisë, raundi i 1/32-ave, e ku rezultati është 2:1 për ekipin e drejtuar nga Daniele De Rossi.
Në minutën e 42-të, shqiptari asistoi me të majtën perfekte nga këndorja, ndërsa Marcandalli goditi saktë me kokë brenda zonës, për të barazuar shifrat e përkohshme në 1:1.. Tre minuta më vonë, erdhi përmbysja e madhe me finalizimin e Baldanzi. Në minutën e 25-të, Silipo i kishte dhënë epërsinë Ascolit, por që shërbeu sa për statistikë.
Përsa i takon fraksionit të dytë, trajneri De Rossi vendosi ta zëvendësoi Mario Mitajn me Djibril Sow
