Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali aksidentin e rëndë që ka ndodhur sonte në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës dhe në të janë përfshirë katër automjete.
Sipas tij, njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Për trajtim mjekësor, sipas Policisë, janë dërguar edhe katër persona të tjerë . Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
