Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë në sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll. Nga ora në Gjilan, kampionia në fuqi Drita do ta nisë mbrojtjen e titullit përballë Llapit të Tahir Batatinës. “Intelektualët”, të cilët janë ende në garë edhe në Ligën e Konferencës, do të kërkojnë ta nisin me fitore sezonin e ri.
Në anën tjetër, Llapi synon një edicion më të mirë pas sezonit të kaluar, duke hyrë këtë herë me pretendime më të larta. Përballja tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora . Prishtina do ta presë Ballkanin në atë që konsiderohet si një nga ndeshjet më interesante të javës së parë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
