Foto që kanë bërë histori – 21 korrik 2008: Bush rikonfirmon

0%

Më , Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, priti në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Kjo ishte vizita e parë e liderëve të Kosovës së pavarur në Uashington.

Presidenti Bush e cilësoi takimin si një nder, duke thënë: “Është nder që të mirëpres Presidentin dhe Kryeministrin e një Kosove të pavarur në Zyrën Ovale. Unë jam mbështetës i fortë i pavarësisë së Kosovës. Jam kundër çdo ndarjeje të Kosovës” , deklaroi ai. Bush theksoi se misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të transferohet sa më shpejt te Bashkimi Evropian.

Ai, me këtë rast, falënderoi liderët e Kosovës për mbështetjen e të drejtave të pakicave dhe zbatimin e plotë të Planit të Ahtisaarit. “Ne diskutuam problemet që përballon Kosova dhe dëshirën e saj për t’u njohur nga më shumë vende.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë u zotova se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me ato vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën e pavarur, për t’i bindur që ta bëjnë këtë sa më shpejt”, tha Bush.

Ai vuri në dukje se liderët e Kosovës ishin ulur atë ditë poshtë portretit të George Washington-it, themeluesit të një Amerike të lirë, dhe vlerësoi guximin e tyre: “Unë angazhoj Shtetet e Bashkuara që t’ju ndihmojnë të realizoni ëndrrat tuaja” , përfundoi ai. Presidenti Sejdiu shprehu falënderimin e thellë të popullit të Kosovës.

Ai theksoi se Kosova do të jetë shtet i demokracisë dhe i të gjithë qytetarëve, me respekt të veçantë për pakicat, dhe se do të vazhdojë zbatimin e dokumentit të Ahtisaarit. Sejdiu nënvizoi interesin për marrëdhënie të mira me Serbinë dhe integrimin në NATO dhe BE. Kryeministri Thaçi theksoi se takimi rikonfirmon lidhjen e ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi dhe do të mbetemi miq të besueshëm përherë. Po ndërtojmë një Kosovë demokratike, me veprime afirmative për pakicat. Duam të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së dhe të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në. Kjo është premtimi ynë, përgjegjësia dhe vizioni ynë”, tha Thaçi.

Deklarata e Bush-it mbetet një moment i rëndësishëm i mbështetjes amerikane për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Burimi: Bota Sot