Digjet makina në Qafë-Qarri–Ersekë, flakët përhapen edhe në mbi 4 ha

0%

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në aksin e ri rrugor Qafë-Qarri–Ersekë. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Flakët janë përhapur edhe në anën tjetër të rrugës, duke përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 4 hektarësh me bimësi të ulët dhe kullota.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse të Bashkisë Kolonjë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe frenimin e përhapjes së tij. Situata paraqiste rrezik të shtuar pasi në zonën e përfshirë nga flakët kalon edhe një linjë e tensionit të lartë.

Burimi: Bota Sot