Taulant Seferi e ka nisur me vrull eksperiencën e tij si pjesë e Kajzerispor në kampionatin turk. Pas dy golave në javën e parë të kampionatit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka shtuar edhe një tjetër në javën e dytë, në duelin përballë Sivaspor ku aktivizohet Rei Manaj.
Në fundin e pjesës së parë, Seferi u bë protagonist duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij pas një kundërsulmi të shpejtë duke mposhtur portierin. Seferi mbylli sezonin e kaluar me 17 gola të shënuar me fanellën e Bodrumspor në kampionatin e kategorisë së dytë turke, ndërsa tani ka objektiv me Kajzerispor që të sigurojë ngjitjen në elitë.
