Ylli i madh i Chelseat drejt një transferimi befasues në Arabinë

0%

Sulmuesi anësor portugez i Chelseat, Pedro Neto, thuhet se ka arritur marrëveshje për një transferim gjatë kësaj vere te Al Hilal në Superligën e Arabisë Saudite. Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, skuadra saudite, Al Hilal, ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Chelseat, Pedro Neto, në lidhje me një transferim të mundshëm këtë verë.

Pas marrëveshjes me lojtarin, Chelsea tani është i hapur për ta shitur reprezentuesin portugez në afatin aktual të transferimeve. 🚨 BREAKING 🔵🇵🇹 Al Hilal have reached an agreement with Pedro Neto on personal terms! 🗣️ Chelsea FC now open to sell Neto and would want around €60M to let him leave. 🇸🇦 Al Hilal are confident to get a full agreement with Chelsea.

Talks ongoing. ⏳ Wait&See. #CFC pic.twitter.com/rrbTuN1nqb — Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) August 15, 2026 Klubi londinez kërkon një tarifë prej rreth 60 milionë eurosh për të lejuar largimin e tij dhe kjo shifër nuk pritet të jetë problem për Al Hilal. Negociatat midis dy institucioneve vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, menaxhmenti i Al Hilal shpreh besimin në arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Chelsean për të zyrtarizuar transferimin në ditët në vijim. Neto gjatë ditëve të fundit është lidhur edhe me një transferim te rivalët e Chelseat, Arsenali dhe Manchster City.

Burimi: Telegrafi