Gjashtë raste të përdorimit të armëve janë raportuar gjatë 13 dhe 14 gushtit 2026 në Prishtinë, Podujevë dhe Fushë Kosovë. Në Podujevë, më rreth orës , është arrestuar një person, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe gjashtë gëzhoja, të cilat janë marrë si dëshmi materiale. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë më , kur një burrë është arrestuar pasi dyshohet se në rrjete sociale kishte publikuar një video-incizim duke shtënë me armë zjarri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë me gaz dhe 13 fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Edhe në Podujevë, më rreth orës , është arrestuar një person, pasi dyshohet se kishte publikuar në rrjete sociale një video-incizim duke shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas me karikator.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Në Fushë Kosovë, më rreth orës , është arrestuar një person, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë në drejtim të një lokali. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë me gas.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Një rast i përdorimit të armës është raportuar edhe në Prishtinë më , rreth orës . Policia ka arrestuar një të dyshuar se kishte shtënë me armë. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me karikator, për të cilën policia ka bërë të ditur se është me leje, 86 fishekë dhe një gëzhojë.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i gjashtë është raportuar në Podujevë, më rreth orës e policia tha se një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas, pesë fishekë dhe tri gëzhoja.
Edhe në këtë rast, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
