Një familje franceze ka përjetuar momente dramatike në brigjet e Tajlandës, pasi mbeti e bllokuar në det për më shumë se 16 orë gjatë natës, pas përmbysjes së një motori uji. Një burrë 50-vjeçar dhe dy djemtë e tij të vegjël u gjetën në gjendje të rënduar, të zbehtë dhe të rraskapitur, pasi kishin gëlltitur sasi të konsiderueshme uji deti, bëri të ditur zyrtari lokal Amorn Chomchoey.
Të tre u dërguan në spital për kontrolle mjekësore, por fatmirësisht u liruan menjëherë. Babai kishte marrë me qira një jet ski për një udhëtim 45-minutësh në Koh Samui, një nga destinacionet turistike më të njohura të Tajlandës. Alarmi u ngrit pasi familja nuk u kthye në kohën e paraparë, duke bërë që ekipet e shpëtimit të nisnin menjëherë kërkimet.
Në operacion u përdorën motoskafe dhe mjete të tjera ujore, ndërsa kërkimet u shtrinë nga Koh Samui drejt ishullit të afërt Koh Phangan. Për shkak të kushteve të natës, operacioni u pezullua përkohësisht, ndërsa familja u gjet të nesërmen ende duke lundruar në det. Sipas mediave tajlandeze, shpëtimi përfundoi me sukses pas më shumë se 16 orësh ankthi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
