Kalojnë më shumë se 5 muaj nga afati për lirim të objektit, rektori i

0%

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej kur Universiteti i Prishtinës kishte kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut lirimin e pronës, për të cilën thonë se po e shfrytëzojnë ilegalisht. Në një përgjigje për KALLXO.com, rektori Arben Hajrullahu tha se të gjitha afatet paraprake ligjore për lirimin e objektit, sipas kërkesës, tashmë kanë kaluar.

Duke theksuar se UP-ja nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga fakulteti përkatës lidhur me këtë rast. Hajrullahu paralajmëroi ndjekjen e procedurave të rregullta ligjore. “Universiteti i Prishtinës do të ndërmarrë procedurat e rregullta ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për raste të tilla”- thuhet në përgjigjen e tij.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Dekanatin e Fakultetit Teknik në Mitrovicë të Veriut, mirëpo deri në publikimin e këtij artikullit, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kërkesa e UP-së për lirimin e objektit Sipas rektorit të UP-së, Arben Hajrullahu, nga verifikimet zyrtare të kryera rezulton se kjo pronë është duke u shfrytëzuar pa një marrëveshje të formalizuar me Universitetin e Prishtinës.

Si rrjedhojë, që nga data , Universiteti i Prishtinës e kishte obliguar Fakultetin Teknik që ta lirojë vullnetarisht pronën dhe t’ia dorëzojë pronarit të ligjshëm, në këtë rast Universitetit të Prishtinës. Apo të iniciojë kërkesë formale për rregullimin e marrëdhënies juridike dypalëshe për shfrytëzim.

Në anën tjetër, Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU) ishte shprehur e shqetësuar me vendimin e Universitetit të Prishtinës. SANU theksoi se ky hap mund të rrezikojë seriozisht kushtet e punës së të punësuarve në këtë institucion të pavarur të arsimit të lartë dhe, si pasojë, ta vërë në pikëpyetje vazhdimin e studimeve për më shumë se nëntë mijë studentë.

Duke shprehur solidaritet të plotë me studentët dhe profesorët e Fakultetit, SANU i bëri thirrje Qeverisë së Serbisë, konkretisht Ministrisë së Arsimit, që të reagojë. Mes temash të tjera, në takimin e Gerard McGurk, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe Arben Hajrullahut, rektor i Universitetit të Prishtinës, më , u diskutua edhe gjithëpërfshirja në arsim dhe pronat e UP-së.

Më , në një takim të drejtuesve të UP-së me një delegacion nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, u fol kryesisht për të Universitetit të Prishtinës dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Sipas njoftimit, ministrja në detyrë Fitore Pacolli-Dalipi kishte potencuar se shumë prona publike, në plot raste të ndryshme, janë atakuar, ndërsa theksoi se për institucionin që ajo drejton, pronat e UP-së do të jenë prioritet. Më , përfaqësues të Listës Serbe ishin mbledhur në një takim urgjent, siç e quajtën ata, në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut.

Të pranishëm ishin edhe kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës dhe përfaqësues të fushës së shëndetësisë dhe arsimit që financohen nga buxheti i Serbisë. Në këtë takim u diskutua i ntegrimi i sektorit të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Republikës së Kosovës.

Zbatimin e tij e kundërshtuan njëzëri të pranishmit, me arsyetimin se do të rrezikohen të drejtat themelore të njeriut, mbi të gjitha të drejtën për jetë, trajtim, arsim, strehim dhe gëzim të lirë të pronës.

Përmes deklaratës që u tha nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac, pozicioni i këtyre institucioneve, sipas tij, duhet të zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zaporozhac kishte thënë se Lista Serbe mirëpret përpjekjet e forta dhe të vazhdueshme të vendeve të QUINT-it për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë për problemet që, sipas tij, kanë lindur. Për të miratuar këtë deklaratë, të gjithë të pranishmit ngritën duart lart dhe duartrokitën.

Më , tash kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u kishte dërguar mesazh serbëve të Kosovës, duke thënë se ata meritojnë “qasje të barabartë në të mirat e përbashkëta” dhe se sistemi paralel i arsimit dhe shëndetësisë nuk është i qëndrueshëm.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, kishte reaguar ndaj deklaratave të Kurtit, duke theksuar se “kërcënimet për njëfarë integrimi të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin kosovar nuk janë pjesë e asnjë negociate apo marrëveshjeje”.

Burimi: Kallxo