Tmerr gjatë udhëtimit, gjarpri del nga kapaku i veturës

0%

Një grua nga Tennessee ka përjetuar një moment të pazakontë gjatë një udhëtimi me makinë, kur një gjarpër i madh doli nga poshtë kapakut të automjetit dhe u shfaq mbi të. Analissa Hensley ishte në makinë me familjen e saj në Lebanon, kur bashkëshorti i saj vuri re gjarprin. Hensley arriti ta filmonte momentin, ndërsa vlerësoi se gjarpri ishte rreth 1.5 metra i gjatë.

Familja tentoi të ndalonte në anë të rrugës për ta larguar gjarprin, por ai u hodh nga makina para se automjeti të ndalonte plotësisht.

Burimi: Telegrafi