Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për arrestimin e Avdirrahman Gashit, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan. Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti Special i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet A.G., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas njoftimit të Gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit.
Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që, nëse lihet në liri, i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke asgjësuar, fshehur, ndryshuar apo falsifikuar prova, si dhe duke ndikuar në dëshmitarë.
Në vendim janë marrë parasysh edhe pesha dhe natyra e veprës penale për të cilën dyshohet, rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer ajo, si dhe pozita zyrtare e të pandehurit. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ekskluzive | Ky është gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë që u arrestua sot Ekskluzive | Arrestohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
