Ramadani: Avni Dehari duhet të përgjigjet në Prokurori për deklaratën

0%

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratës së kryesuesit të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i cili paralajmëroi rritje të tensioneve dhe rrezik për përplasje fizike në Kuvend nëse seanca vazhdon pa një marrëveshje politike. Ramadani ka kërkuar që ai të sqarojë se për çfarë skenari bëhet fjalë. “Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?

Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë. Pse? Pse po bllokojnë dhe paralajmërojnë konflikte fizike?”- ka shkruar Ramadani në rrjetet sociale më . Ai ka thënë se mund të ketë interpretime të ndryshme për arsyet e veprimeve të Vetëvendosjes, por ka kërkuar që Dehari të japë llogari për deklaratën e tij.

“Secili mund të kemi mendime pse po e bëjnë, por Avni Dehari duhet të përgjigjet në prokurori për këtë deklaratë”- ka shkruar Ramadani. Dehari, më herët më , ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive, me qëllim zhbllokimin e situatës institucionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka deklaruar se zhvillimet e tri ditëve më parë në Kuvend ishin pikërisht ato për të cilat kishte paralajmëruar dhe se çdo tentim për vazhdimin e seancës pa një marrëveshje politike, sipas tij, rrit tensionin dhe rrezikun për përplasje fizike brenda sallës së Kuvendit.

Dehari ka mirëpritur edhe ftesat për takime të bëra nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. “Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”- kishte shkruar Dehari.

Burimi: Kallxo