Amar Dediç (23 vjeç) largohet nga Benfica dhe do të transferohet te Newcastle. Fabrizio Romano ka bërë të ditur se klubet kanë arritur marrëveshje për një paketë transferimi me vlerë 35 milionë euro, ndërsa Benfica do të përfitojë edhe një përqindje nga një shitje e mundshme e ardhshme e lojtarit.
Klubi portugez dëshironte ta mbante reprezentuesin e Bosnjë-Hercegovinës, por Dediç këmbënguli për transferimin te Newcastle. Atje ai do të ribashkohet me Matthias Jaissle, i cili e ka drejtuar më parë gjatë periudhës së tij te Salzburgu. Para se të nënshkruhet zyrtarisht kontrata, Dediç pritet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
