Gazeta Sinjali raportoi disa orë më parë se një person i kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë është ekstraduar nga Kroacia dhe është arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Shendrit Buja , rreth 34-vjeçar, nga Lipjani.
Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila njoftoi se më është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Kroacia, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar. Sipas Policisë, personi kërkohej nga institucionet e drejtësisë për përfshirje në veprën penale “Dhunimi” .
Ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë. Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.
Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia 34-vjeçari nga Lipjani – arrestohet sapo zbret në Aeroportin “Adem Jashari” Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
