Dogana zbulon “hapësirën e fshehtë” në një barnatore në Prishtinë,

0%

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë. Sipas njoftimit të Doganës, kontrolli është realizuar më , pas informatave të pranuara nga qytetarët.

Gjatë kontrollit, njësitë kompetente kanë zbuluar një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, ku janë gjetur 209 pako me barna të kontrabanduara, pa banderola të Republikës së Kosovës. Të gjitha barnat e gjetura në këtë hapësirë janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik dhe të tregut të ligjshëm”, thuhet në njoftim. Njëkohësisht, Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kontrabandës apo tregtisë së paligjshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com