Në Fushë Kosovë është vendosur gurthemeli i kompleksit të ri banesor “Linda”, projekt i realizuar nga “X Company” në bashkëpunim me “Al Trade”. Sipas investitorëve, projekti synon të sjellë standarde të larta të ndërtimit, hapësira moderne dhe kushte të përshtatura me nevojat e familjeve dhe komunitetit lokal.
Kompleksi “Linda” parashikon ndërtimin e banesave moderne, të konceptuara me fokus në cilësi, funksionalitet dhe komoditet, duke synuar krijimin e një ambienti të përshtatshëm për jetesë.
Me vendosjen e gurthemelit, “X Company” ka shënuar nisjen e një projekti të ri në zhvillimin urban të Fushë Kosovës, me synimin që përmes këtij investimi të ofrojnë jo vetëm hapësira banimi, por edhe një standard të ri jetese për banorët.
