Ekskluzive | Sulmohet mjeku derisa po punonte në QMF në Pozhoran –

0%

Një mjek është sulmuar derisa ishte duke kryer detyrën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozhoran të Vitisë, ndërsa personi i dyshuar për rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Mubekir Veseli, rreth 39-vjeçar nga fshati Ballancë, ndërsa viktima është mjeku A.Q., rreth 41-vjeçar Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, incidenti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës , brenda Qendrës së Mjekësisë Familjare në Pozhoran.

Veseli dyshohet se, derisa ndodhej në këtë qendër, ka sulmuar mjekun Qoqaj në kohën kur ky i fundit ishte duke ushtruar detyrën e tij. Pas veprimeve policore, rreth orës , i dyshuari është arrestuar dhe më pas është intervistuar në zyrat e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjilan, në praninë e avokatit mbrojtës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të hetimeve, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur një sprej OC. Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, Veseli është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com