Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, po shqyrton mundësinë që Trent Alexander-Arnoldit t’i japë një rol të ri në mesfushë, pasi portugezi raportohet se e sheh reprezentuesin anglez si një alternativë për qendrën e fushës. Sipas Cadena SER , Mourinho beson se ish-lojtari i Liverpoolit i ka cilësitë teknike të nevojshme për të kontrolluar ndeshjet nga mesi i fushës.
Për këtë arsye, trajneri mund ta testojë Alexander-Arnoldin në këtë pozicion gjatë javëve të ardhshme. Që prej transferimit te Real Madridi, Alexander-Arnold ka luajtur kryesisht në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Megjithatë, Mourinho po shqyrton mënyra të reja për ta shfrytëzuar më mirë aftësinë e tij në pasime dhe cilësitë teknike.
Ideja vjen në një moment kur Mourinho po formëson alternativat e tij për mesfushën para fillimit të sezonit të ri. Real Madridi raportohet se ka përdorur skemën 4-2-3-1 gjatë ndeshjeve përgatitore, ndërsa portugezi po teston kombinime të ndryshme në repartin e mesfushës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
