Klubi i Ballkanit ka ndarë “rrugët” me mesfushorin defensiv, Ardit Deliu. Pas vetëm një sezoni me skuadrën nga Suhareka, 28-vjeçari durrsak e ka mbyllur kapitullin dhe tashmë është në kërkim të një klubi të ri. Deliu ishte titullar fiks te Ballkani, duke habitur jo pak kjo zhvendosje pak ditë para nisjes së sezonit të ri në Superligën e Kosovës.
Protagonisti në fjalë kushton 325 mijë euro sipas “Transfermarkt”, vlerë e konsiderueshme, ndërsa bëri bujë me kalimin nga Tirana te Vllaznia në Superiore, gjatë verës së vitit 2024. Trofeu i vetëm që Ardit Deliu ka fituar në karrierën e deritanishme është Superkupa e Shqipërisë, 2023.
