MINTI: Gjoba deri në 9 mijë euro ndaj subjekteve që nuk i tërheqin

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) u bën thirrje të gjitha bizneseve prodhuese të produkteve të qumështit, marketeve dhe çdo subjekti tjetër që tregton produkte të qumështit, që menjëherë të tërheqin nga tregu të gjitha produktet e konstatuara si të papërputhshme, sipas raporteve zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Në të kundërtën, sipas njoftimit, ndaj subjekteve që nuk respektojnë vendimet lidhur me produktet e ndaluara të qumështit do të gjobiten deri në 9 mijë euro.

“Me gjobë në shumë prej tre mijë (3.000) deri në nëntë mijë (9.000) euro dënohet personi juridik i cili: 1.1. nuk eliminon parregullsitë e konstatuara nga inspektori brenda afatit të përcaktuar në procesverbal dhe nuk vepron sipas kërkesës së inspektorit, në pajtim me nenin 9, paragrafin 5 të ligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut”- thuhet në njoftimin e datës .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po sipas njoftimit, mostërheqja nga tregu i produkteve të konstatuara me mospërputhje, përfshirë produktet me përmbajtje të padeklaruar, përbën shkelje të kërkesave ligjore dhe cenon interesat dhe të drejtat e konsumatorëve.

“Për këtë arsye, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, (MINTI) përmes IQMT-së, do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në treg, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të kërkesave ligjore”- thuhet në njoftim.

Më , IQMT njoftoi se ka larguar nga tregu shtatë produkte të qumështit pasi janë evidentuar si të papajtueshme me raportin e AUV lidhur me deklarimin e përmbajtjes së vajit të palmës. Një ditë më herët, më 12.o8.2026, Inspektorati njoftoi se ka tërhequr nga tregu 5 mijë e 278 njësi të produkteve të qumështit të evidentuara me mospërputhje.

Inspektimi është realizuar përmes 8 ekipeve të inspektorëve në marketet e mëdha në regjionet e Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Lipjanit dhe Shtimes.

“Gjatë kontrolleve janë evidentuar 7 produkte me mospërputhje, të përcaktuara në raportet zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilat janë gjetur në raftet e operatorëve ekonomikë të inspektuar: Holla Barista 3.8%, 1 litër; Crem për pite Bylmeti; Holla Cooking Crem, 1 litër; Qumësht My Coë 3.2%, 1 litër; Mazë tradicionale Drena; Mazë tradicionale Milket; Krem për pite Bianco, 700 g.” – thuhet në njoftim.

Tërheqja e këtyre produketeve ka ndodhur për shkak të raporteve zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të datës dhe , sipas të cilave në disa produkte të qumështit ka prani të vajit të palmës. Më , Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zbatimin e masave për largimin nga tregu të produkteve me yndyrë me origjinë bimore.

Aksioni vjen pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.

E urdhëresa e AUV-it vjen pasi që kjo agjenci gjatë periudhës prill–korrik 2026 ka zhvilluar një aksion të zgjeruar të kontrollit në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, gjatë të cilit janë marrë 495 mostra për analiza laboratorike. Sipas rezultateve të analizave, janë evidentuar 93 mospërputhje, ku 46 prej tyre lidhen me vajin e palmës.

Burimi: Kallxo