Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona, nën dyshimet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahuar mes veti. Rasti ka ndodhur më në Komunën e Malishevës. Organet e rendit bën të ditur se nga njëri prej tyre janë konfiskuar dy brisqe, një pistoletë me një fishek dhe një gëzoj që dyshohet se është përdorur në rast (të shtëna në ajër).
Lidhur me rastin, policia sqaroi se pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Tutje theksohet se ky rast po trajtohet në procedurë hetimore.
