Kosova dhe EASA forcojnë bashkëpunimin në fushën e aviacionit

0%

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC) sot organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjevesë Punës ndërmjet Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA) dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Marrëveshjet janë nënshkruar më nga Drejtori Ekzekutiv i EASA-s, ndërsa ceremonia e 14 gushtit organizohet me rastin e nënshkrimit të saj nga pala kosovare, përkatësisht Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.

“Marrëveshjet e Punës paraqesin një hap të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe EASA-s dhe në integrimin e mëtejshëm të sistemit të aviacionit civil të Kosovës në mekanizmat evropianë të sigurisë së aviacionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në veçanti,nënshkrimi i këtyre Marrëveshjeve përbën një hap të rëndësishëm për sektorin e aviacionit civil në Kosovë “, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës.

Ajo do t’i mundësojë AAC-së qasje në bazën evropiane të të dhënave për sigurinë e aviacionit, do të krijojë kornizën e nevojshme ligjore për auditimet e performancës së AAC-së nga EASA, si dhe do të forcojë bashkëpunimin me EASA në zbatimin e Marrëveshjes HPEA.

“Marrëveshja gjithashtu krijon mundësi më të mëdha për bashkëpunim teknik, shkëmbim të ekspertizës dhe ngritje të kapaciteteve profesionale dhe institucionale të AAC-së. Të gjitha AAC-të e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nënshkruese të Marrëveshjes HPEA kanë nënshkruar Marrëveshje pune me EASA- n”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës.

Burimi: Bota Sot