Juventusi i ka idetë e qarta si të zgjidhë telashin e madh

0%

Juventusi e ka zgjidhur dilemën e portierit dhe është qartësisht i orientuar drejt Guljelmo Vikarios. Bardhezinjtë kanë vendosur të braktisin përfundimisht ndjekjen e ish-lojtarit të Parmës, Zion Suzuki, i cili do transferohet te PSG Palët po diskutonin për huazimin e tij, por në fund nuk është gjetur akordi dhe diskutimet janë mbyllur.

Kësisoj Juventusi është përqendruar te transferimi i Vikarios nga Totenhemi. Anglezët janë të gatshëm ta lënë të largohet portierin italian, pro vetëm në mënyrë të përhershme duke mos pranuar huazimin. Ndaj ka ende detaje për të diskutuar, ndonëse vetë lojtari po shtyn që të kthehet në Itali.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm te Empoli, Vikario ka pasur një sezon me ulje-ngritje në Premier Ligë. Ai e nisi shumë mirë, por më pas u vu në qendër të kritikave nga tifozët në një sezon katastrofik ku ekipi rrezikoi rënien deri në javët e fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot