Zyra e degës së FBI-së në Baltimore njoftoi më se në një operacion trijavor janë arrestuar 109 persona të dhunshëm me precedent në Maryland dhe Delaware. Operacioni u krye si pjesë e nismës kombëtare “Summer Heat 2.0” kundër krimit të dhunshëm dhe u zhvillua nga 20 korriku deri më 5 gusht në bashkëpunim me mbi një grup agjencish federale, shtetërore dhe lokale.
Po sipas këtij lajmi, thuhet se në javën e parë, në Wilmington, Delaware, u arrestuan 49 persona dhe u sekuestrua një armë zjarri. Të dyshuarit kërkoheshin për grabitje, përdhunim, abuzim me fëmijë, sulm seksual dhe posedim të paligjshëm armësh, tha FBI.
Në javën e dytë, në Baltimore, u arrestuan 36 persona dhe u sekuestruan dy armë; akuzat përfshinin tentativë vrasjeje, grabitje të armatosur, përdhunim dhe abuzim me të mitur. Në javën e tretë, në Anne Arundel County, u arrestuan 24 persona për sulme, përdhunime dhe shkelje të tjera të rënda.
Shembuj të rasteve janë: Darrio Smith u arrestua më 3 gusht në Annapolis për sulm të shkallës së dytë; John Moyer më 4 gusht në Brooklyn, Maryland, për përdhunim dhe abuzim seksual me të mitur; Markquail Harris më 5 gusht në Delaware për përdhunim me armë zjarri. Në raportet zyrtare të FBI-së dhe mediave amerikane nuk përmendet asnjë nacionalitet specifik i të arrestuarve.
Emrat e publikuar janë tipikë amerikanë dhe nuk ka informacion që të tregojë prani të shtetasve të huaj në këtë operacion. SAC Jimmy Paul theksoi se rezultatet tregojnë angazhimin e vazhdueshëm të FBI-së dhe partnerëve për sigurinë publike.
FBI thotë se operacioni, si pjesë e nismës kombëtare “Summer Heat 2.0” kundër krimit të dhunshëm, do të vijojë ditët e javët e ardhshme, pa specifikuar asnjë shtet për arsye sigurie.
