Sinjali ka mësuar identitetin e personit që humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi sot në rrugën Shtime–Lipjan, ku u përplasën dy automjete. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Fehmi Sopa , 72 vjeçar, nga Gracka e Vogël e Lipjanit.
Aksidenti ndodhi rreth orës , në fshatin Grackë e Vogël, ku u përfshinë një Volkswagen Golf, të cilin po e drejtonte Sopa, dhe një Volkswagen Passat me targa gjermane. Si pasojë e përplasjes, Sopa humbi jetën, ndërsa A. Sopa, 41 vjeçar, e cila ndodhej si bashkudhëtare në Golf, pësoi lëndime të rënda. I lënduar mbeti edhe drejtuesi i Passat-it, A. Ruhani, 39 vjeçar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa Njësia e Hetimeve të Trafikut është autorizuar të hetojë rrethanat e aksidentit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet nën hetime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
