Bastisje në Ferizaj: Policia gjen kallashnikov e pistoletë në

0%

Një aksion policor është zhvilluar të enjten në fshatin Manastirc të Ferizajt, ku gjatë bastisjes së pronës së një 35-vjeçari është zbuluar një arsenal armësh dhe municioni, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është F. H. rreth 35-vjeç, i cili pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

Aksioni është realizuar më 13 gusht, nga Njësiti i Hetimeve, në zbatim të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit.

Gjatë bastisjes, hetuesit kanë kontrolluar edhe garazhin në oborrin e shtëpisë, ku në bagazhin e një BMW-je të zezë, pronë e të dyshuarit, kanë gjetur një AK-47 me tre karikatorë dhe 139 fishekë. Por kontrolli ka rezultuar edhe me gjetjen e një arme tjetër. Policia ka sekuestruar edhe një pistoletë “ Zigana ”, dy karikatorë dhe 42 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në total, bashkë me dy armët, janë sekuestruar 181 fishekë dhe pesë karikatorë. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, me autorizimin e të cilit është iniciuar rasti për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ”.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas, me vendim të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë. Rasti pritet të procedohet në Prokurori me procedurë të shpejtë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com