PDK edhe sot para Qeverisë, kërkon “konstituimin e Kuvendit dhe

0%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar edhe sot më datën , aksionin para ndërtesës së Qeverisë, duke përsëritur kërkesën drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Kuvendit.

PDK-ja ka përcjellë dy mesazhe për Kurtin, “të mos e uzurpojë ndërtesën e Qeverisë dhe të kthehet në Kuvend për të mundësuar konstituimin e tij.” “Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: në këtë ndërtesë je uzurpator dhe eja në Kuvend që ta konstituojmë atë”- thuhet në deklaratën e PDK-së.

Partia ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj deri në, siç shprehet, rikthimin e rendit kushtetues dhe “fitoren e Republikës”. Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, e quajti kryeministrin në detyrë Albin Kurtin “uzurpator” duke thënë se ai nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të kryeministrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, jemi sërish këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë deputetit Albin Kurti se fillimisht në këtë zyrë, në këtë ndërtesë është uzurpator, për shkak se në këtë vend nuk mund të jesh edhe deputet edhe kryeministër.

Prandaj çdo ditë, çdo vendim që e merr në këtë ndërtesë është i paligjshëm dhe sigurisht që do të trajtohet në organet e drejtësisë kurdo që të vjen mundësia për t’i trajtuar këto vendime të cilat po vazhdon me i marrë pa pasur drejtë të ushtrojë rolin e kryeministrit”- tha ai para Qeverisë. Kjo është hera e dytë që PDK po e bllokon hyrjen e Qeverisë.

PDK dhe Aleanca kanë bërë thirrje që të premten, më në ora , të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Të dy këto parti kanë dërguar kërkesa në Kuvend.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku , ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të heqë dorë nga çdo kërkesë për postet e Qeverisë, Kuvendit dhe presidentit, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike në vend. “Ne nuk do të lejojmë që fati i Republikës të lidhet me kërkesat tona për të marrë përgjegjësi institucionale.

Prandaj, për të çliruar procesin nga çdo alibi, dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror të Republikës, LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në Qeveri, nuk duam asnjë ministri, le t’i mbajë LVV të gjitha.

Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit, dhe më e rëndësishmja heqim dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit të Republikës” – tha Abdixhiku pas një takimi të grupit parlamentar të LDK-së. “Jemi të gatshëm të diskutojmë për një president që mbron interesat e shtetit, por LDK nuk kërkon asgjë në këmbim” – tha Abdixhiku në një konferencë për media më .

Në letrën e protokolluar më 13.08. 2026 , PDK thekson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe dje, pas disa minutash pritje, ata janë përplasur me Arlind Manxhukën, zëdhënësin e Qeverisë, i cili ju tha se Kurti është në zyrë, ndërsa deputetët e ftuan atë që të vinte poshtë. Pastaj kanë tentuar të hyjnë brenda për ta verifikuar këtë, por kanë zgjedhur të vazhdojnë për në sallën e Kuvendit, për ta paraqitur kërkesën për seancën konstiuuive.

Ata bashkë me deputetë të Aleancës u mbledhën në Kuvend, më , dhe kërkuan vazhdimin e seancës konstituive e respektimin e rendit kushtetues, ndërsa kryesuesi i seancës, Avni Dehari, paraprakisht ka deklaruar përmes Facebook se pa një marrëveshje politike, çdo vazhdim i saj do të ishte “seancë shterpë”.

Ndërsa, edhe deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës, Besnik Tahiri, i ka dërguar një e-mail zyrtar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me subjektin “Kërkesë për takim lidhur me përgatitjen e seancës konstituive çdo 48 orë!”. , Tahiri thekson se kërkesa bëhet “në mbështetje të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila përcakton detyrimin për mbajtjen e seancës konstituive brenda afatit të përcaktuar prej 48 orësh”.

Tutje, tejkalimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit e ka futur procesin e formimit të institucioneve të reja në një fazë të re pasigurie juridike dhe politike.

Deputetët e legjislaturës së re, të zgjedhur në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk kanë arritur ta përfundojnë konstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar, ndërsa përplasjet mes partive politike vazhdojnë të pengojnë arritjen e një zgjidhjeje.

Në aktgjykimin e , Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar se procedura e konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar nëse nuk zgjidhen organet e tij drejtuese.

Ky interpretim është bërë pikë referimi në debatin aktual, ndërsa partitë vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të tejkalohet ngërçi. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe pasi që ka kaluar afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregullore të Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së saj. Megjithatë, seanca konstituive akoma nuk ka përfunduar. Një vazhdim i saj është mbajtur më , ndërsa më pas nuk është thirrur vazhdim tjetër.

Burimi: Kallxo