Prokuroria: I arrestuar për spiunazh deklaroi se ka qenë i rekrutuar

0%

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj Fehmi Sali, i arrestuar për spiunazh. Këtë e bëri të ditur në deklarimin e tij për media, prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu.

Prokurori Kodraliu ka shtuar se nga provat që janë siguruar, është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, dhe se me rastin e paraqitjes se kërkesës për paraburgim, vet i pandehuri Fehmi Sali ka deklaruar se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte në vazhdimësi me zyrtarë të BIA-s serbe. Prokuroria Kodraliu ka thënë se ndaj Fehmi Sali, pas përfundimit të hetimeve, do ngitet edhe aktakuzë.

“Siç jeni të informuar, edhe dje kemi kryer një bastisje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kemi siguruar prova materiale, më konkretisht telefona dhe një shumë të caktuar parash, të cilat ne konsiderojmë se janë dobi pasurore e kryer me anë të veprës penale, dhe se pas përfundimit të hetimeve, konsiderojmë se të njëjtit do t’i ngrisim edhe aktakuzë për veprën penale për të cilën veç e kemi vërtetuar dyshimin e bazuar” – tha Prokurori Bekim Kodraliu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokurori Kodraliu gjithashtu ka deklaruar se i arrestuari Fehmi Sali ka qenë duke u hetuar për më shumë se një vit. “I njëjti ka qenë duke u hetuar prej më shumë se një vit. Ndaj tij kemi zbatuar masat e veçanta hetimore, dhe i njëjti nga hetimet që kemi zhvilluar, ka pasur kontakte të ndryshme me zyrtarë të tjerë vendorë dhe me autoritete të Serbisë” – tha Prokurori Kodraliu.

Fehmi Sali, me urdhër të Prokurorisë Speciale, u arrestua me në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimet për spiunazh. Pas arrestimit, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e tij në Dragash, ku sipas deklarimit të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë janë sekuestruar 39 mijë e 500 euro para të gatshme, 500 dinarë, katër telefona celularë si dhe dokumente të tjera të ndryshme relevante për rastin.

Kallxo.com ka raportuar se sot, më është mbajtur seanca dëgjimore për këtë rast. Çka thotë dosja e Prokurorisë? Në dosjen e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Fehim Sali nga një datë e pacaktuar e deri gjatë arrestimin e tij, me datë , në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Serbisë, me dashje dhe me qëllim të përfitimit material, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Republikës së Serbisë, i njohur si BIA, ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s.

Tutje, sipas dosjes, i dyshuari Fehim Sali ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), dhe të njëjtit janë fotografuar nga i arrestuari me qëllim identifikimin e tyre.

Sipas PSRK-së, Sali ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit Vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshme për kontaktim dhe rekrutim.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i dyshuari Fehim Sali ka ndërmjetësuar për çështje dhe dokumente të lidhura me institucionet e Republikës së Serbisë, si dhe ka krijuar dhe mbajtur kontakte me persona me ndikim politik dhe shoqëror në Serbi dhe në Republikën e Kosovës, nga komunitetet jo shumicë, të cilëve këtyre të fundit edhe u ka ofruar udhëzime dhe orientime për mënyrën e veprimit politik, të gjitha këto me qëllim të sigurimit, mbledhjes dhe përcjelljes së informatave me interes për BIA-n serbe dhe realizimit të interesave të këtij shërbimi inteligjent të huaj.

Sipas prokurorisë, përmes këtyre veprimeve, i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me interesat shtetërore të Republikës së Kosovës, kështu duke cenuar dhe dëmtuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Si ra në duar të Prokurorisë i dyshuari për spiunazh?

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Fehmi Sali, mësimdhënës në Dragash, ra në duart e organeve të drejtësisë përmes aplikimti të masave të fshehta . Sipas hetimeve, Sali e kryente veprimtarinë e tij të spiunazhit përmes 4 telefonave të ndryshëm, duke kontaktuar me agjentë të BIA-s serbe.

Për arrestimin dhe paraburgimin e tij, dosja e Prokurorisë thotë se Prokuroria i ka kontrolluar edhe hyrjet – daljet në pikat kufitarë të vendit. Në dosje të prokurorisë thuhet se i pandehuri i ka përshkruar në mënyrë të detajuar veprimet e tij inkriminuese dhe takimet që i kishte pasur me zyrtarë të BIA-s serbe.

Në dosje të Prokurorisë Speciale shkruan se Sali ka dy shtetësi, të Kosovës dhe të Serbisë, dhe se i njëjti me profesion është mësimdhënës.

Burimi: Kallxo