Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot po qëndrojnë para Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të jetë në Kuvend për konstituimin e legjislativit. “Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë.
Hape rrugën për funksionimin e institucioneve. Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës”, theksuan deputetë të PDK-së.
