Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës, Besnik Tahiri, i ka dërguar një e-mail zyrtar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me subjektin “Kërkesë për takim lidhur me përgatitjen e seancës konstituive çdo 48 orë!”.
Në këtë korrespondencë të dërguar më , në orën , ku janë vendosur në ‘CC’ edhe Grupi i LDK-së, Grupi i PDK-së dhe ushtruesja e detyrës së Sekretares të Kuvendit, Feride Podvorica, Tahiri kërkon zhvillimin e një takimi për të koordinuar hapat e mëtejmë. , Tahiri thekson se kërkesa bëhet “në mbështetje të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila përcakton detyrimin për mbajtjen e seancës konstituive brenda afatit të përcaktuar prej 48 orësh”.
Ai shton se i drejtohet Deharit “me kërkesë për zhvillimin e një takimi me qëllim të koordinimit dhe përgatitjes së seancës së radhës, e cila, në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër”. Për realizimin e këtij takimi, deputeti i Aleancës ka propozuar një afat dhe vend të caktuar.
“Për këtë qëllim, propozojmë që takimi të zhvillohet deri në orën , në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilindo vend që ju e vlerësoni të përshtatshëm”. “Ju falënderoj paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, dhe mbetem në pritje të konfirmimit tuaj për kohën dhe vendin e takimit”- shkruan në letër.
Ndërkohë, përmes një njoftimi publik, Tahiri ka bërë të ditur se kjo kërkesë është bërë “në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare”. Ndërsa ka paralajmëruar se pas takimit do t’ju drejtohet mediave në hollin e Kuvendit. Mirëpo, nuk dihet nëse Dehari ka pranuar t’i takojw.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet më në ora . Përparim Gruda nga PDK, ka dorëzuar kërkesën në emër të partisë në drejtim të kryesuesit të seancës, Avni Dehari. Kërkesa u dorëzua te Zyra e Sekretarit.“Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën.
Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”- ka thënë ai më . Në letrën e protokolluar më 13.08. 2026, PDK thekson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Subjekti politik sqaron se, sipas jurisprudencës kushtetuese, tejkalimi i afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e institucionit legjislativ, ndaj vonesat e mëtejshme vetëm sa e thellojnë këtë bllokadë.
Po ashtu, PDK i rikujton kryesuesit se roli i tij si deputeti më i vjetër në moshë është i kufizuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit vetëm në lehtësimin e ecurisë së seancës.
Në letër potencohet se kryesuesi nuk ka kompetencë të vendosë mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike se kur duhet të vazhdojë ky proces, pasi negociatat politike mund të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese. Paraprakisht, disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nisën ditën duke qëndruar para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës më .
Ata kërkuan të thirret seanca për konstiuuimin e Kuvendit. Ky aktivitet i tyre vjen një ditë pasi ata patën përplasje me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në sallën e Kuvendit, e cila ishte dedikuar për vizitë nga mërgimtarët.
Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së në një konferencë për media tha se “nuk ka krim më të madh se sa kur besimi qytetar keqpërdoret.” Sipas Çitakut, Albin Kurti, kryeministri në detyrë, duhet të jetë në Kuvend për ta konstiuuar atë.
“Nuk jemi këtu për të bërë puç, ne jemi këtu m’i thanë Albin Kurtit – zotëri eja në Kuvend, shumicën e ke, ndërtoje qeverinë dhe ecim tutje por për t’i thënë Kurtit eja në Kuvend… Mbrëmë vonë kanë marrë vendime, kush janë ata për me marrë vendime.” – ka deklaruar Çitaku më . Enver Hoxhaj i PDK-së vlerëson se kjo situatë që po ndodh në Kosovë “është absurde”.
“Asnjëherë nuk ka ndodhë që dikush 18 muaj e 5 ditë të qëndrojë në zyret e kryministrit dhe ministrat të qëndrojnë në zyret e tyre, duke shkelë Kushtetutën e Kosovës. Sa herë jam betuar si deputet e kam lëshuar zyren si ministër i Jashtëm dhe kam mbetë si deputet… Ne nuk e kemi një qeveri legjitime më” – tha Hoxhaj.
Hoxhaj e ka ftuar Avni Deharin, kryesuesin e Kuvendit që ta ftojë seancën konstiuuive, kurse për Kurtin, që ta lëshoj zyrën e kryeministrit. Në anën tjetër, Çitaku tha se nuk janë për t’ia penguar rrugën Kurtit në Qeveri, por siç tha “ai është bërë pengesë”.
Pas disa minutash pritje, ata janë përplasur me Arlind Manxhukën, zëdhënësin e Qeverisë, i cili ju tha se Kurti është në zyrë, ndërsa deputetët e ftuan atë që të vinte poshtë. Pastaj kanë tentuar të hyjnë brenda për ta verifikuar këtë, por kanë zgjedhur të vazhdojnë për në sallën e Kuvendit, për ta paraqitur kërkesën për seancën konstiuuive.
Ata bashkë me deputetë të Aleancës u mbledhën në Kuvend, më , dhe kërkuan vazhdimin e seancës konstituive e respektimin e rendit kushtetues, ndërsa kryesuesi i seancës, Avni Dehari, paraprakisht ka deklaruar përmes Facebook se pa një marrëveshje politike, çdo vazhdim i saj do të ishte “seancë shterpë”.
Tejkalimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit e ka futur procesin e formimit të institucioneve të reja në një fazë të re pasigurie juridike dhe politike.
Deputetët e legjislaturës së re, të zgjedhur në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk kanë arritur ta përfundojnë konstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar, ndërsa përplasjet mes partive politike vazhdojnë të pengojnë arritjen e një zgjidhjeje. Në qendër të bllokadës është mosarritja e një marrëveshjeje politike për mënyrën e vazhdimit të procesit dhe për formimin e institucioneve.
Ndërkohë, tejkalimi i afatit ka hapur debat edhe për pasojat juridike që sjell moskonstituimi i Kuvendit dhe nëse një krizë politike mund të justifikojë zgjatjen e një procesi për të cilin Gjykata Kushtetuese veçse kishte dhënë një interpretim.
Në aktgjykimin e , Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar se procedura e konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar nëse nuk zgjidhen organet e tij drejtuese.
Ky interpretim është bërë pikë referimi në debatin aktual, ndërsa partitë vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të tejkalohet ngërçi. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe pasi që ka kaluar afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregullore të Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së saj. Megjithatë, seanca konstituive akoma nuk ka përfunduar. Një vazhdim i saj është mbajtur më , ndërsa më pas nuk është thirrur vazhdim tjetër.
