Përtej Distinktivit: Historia e vërtetë e Ylli Dautajt, nga rrugët e

0%

Një libër i ri sjell historinë e paparë të një oficeri shqiptaro-amerikan që kaloi nga krimet e rënda të Nju Jorkut në operacionet sekrete gjatë luftës së Kosovës. Ky është libri i parë dhe i vetëm që një shqiptar që ka shërbyer në policinë amerikane shkruan një libër të till.

“Beyond the Badge: From New York’s Streets to the Shadows of War” (Përtej Distinktivit: Nga rrugët e Nju Jorkut në hijet e luftës), i shkruar nga ish-Komandanti Lieutenant i NYPD-së Ylli Dautaj, është dëshmi e drejtpërdrejtë e një jete të përkushtuar drejtësisë. Në faqet e tij, Dautaj tregon rrugëtimin e tij si oficer elitar i policisë së Nju Jorkut.

Ku ai drejtoi hetime në krimin e organizuar dhe zgjidhi disa nga vrasjet më brutale të qytetit raste që bënë tituj në media dhe lanë gjurmë të thella në rrugët e metropolit. Porse misioni i tij nuk u ndal në kufijtë e Amerikës. I rekrutuar për operacione të fshehta jashtë vendit, Dautaj punoi krah për krah me CIA-n dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai kontribuoi në themelimin e Policisë së Kosovës dhe në sjelljen e rendit në një vend të rrënuar nga lufta. Në këtë kapitull të jetës së tij, libri ndriçon rolin e rëndësishëm që luajti diaspora shqiptare në mbështetjen e UÇK-së.

Shqiptarët e Amerikës shkruan Dautaj organizuan grumbullime fondesh, lobuan në Uashington dhe dërguan vullnetarë e ekspertizë, duke e kthyer mërgatën në një urë thelbësore mes Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ndërsa, oficerë me përvojë si Dautaj, të formuar në rrugët e Nju Jorkut, sollën dije praktike në fushën e sigurisë dhe të hetimit.

Luftëtarë nga diaspora, të organizuar në Batalionin Atlantiku, lanë Amerikën dhe iu bashkuan me uniformat dhe emblemat UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës. Tre prej tyre ranë dëshmorë, ndërsa disa të tjerë u plagosën, duke dëshmuar sakrificën e mërgatës në frontin e luftës. Operacionet e koordinuara me CIA-n synonin stabilizimin e institucioneve të reja pas konfliktit.

Dautaj përshkruan si u punua për të ndërtuar një forcë policore profesionale, të aftë të mbante rendin në një shoqëri të dalë nga lufta. “Bashkëpunimi përfshinte trajnime, shkëmbim informacioni dhe mbështetje logjistike, gjithmonë në kuadrin e përpjekjeve amerikane për të forcuar qeverisjen lokale dhe për të parandaluar rikthimin e dhunës.

Këto misione kërkonin diskrecion, guxim dhe aftësi për të naviguar midis realitetit të luftës dhe nevojës për institucione të qëndrueshme.” Libri përshkruan me realizëm sakrificat, udhëheqjen dhe guximin e nevojshëm për të shërbyer në dy fronte: në rrugët e errëta të Nju Jorkut dhe në kodrat e shkatërruara të Kosovës. “Ndonjëherë beteja nuk mbaron kur sirenat heshtin,” shkruan autori.

Kjo fjali përmbledh thelbin e librit: një jetë në shërbim të vazhdueshëm, si detektiv, udhëheqës, operator, bashkëshort, baba dhe patriot. “Beyond the Badge” nuk është thjesht një memoir. Është dëshmi e historisë së re të shqiptarëve në diasporë dhe të rolit të tyre në momentet kyçe të kombit. Një distinktiv, dy luftëra, një jetë e tërë e përkushtuar drejtësisë

Burimi: Bota Sot