Zjarr i madh në Kamenicë, flakët përfshijnë dy prona – digjen pjesë

0%

Një zjarr që dyshohet se ka nisur në një fushë të hapur është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë dy prona në fshatin Tërstenë të Kamenicës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, mëson Sinjali. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 12 gusht, rreth orës , ndërsa në vendin e ngjarjes fillimisht kanë intervenuar zjarrfikësit për lokalizimin e flakëve.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pronat e dëmtuara u përkasin A. B. rreth 47-vjeç dhe I.H.. rreth 54-vjeç. Sipas informacioneve të rastit, zjarri dyshohet se fillimisht ka shpërthyer në ambient të hapur dhe më pas është përhapur deri te pronat e tyre. Në pronën e B. janë djegur kulmi dhe dy dhoma të shtëpisë, ndërsa ai e ka vlerësuar dëmin material në rreth 10 mijë euro.

Flakët kanë prekur edhe pronën e H., ku raportohet se është djegur një pjesë e shtëpisë, hambari dhe rreth 300 duaj ushqim për kafshë. Edhe në këtë rast, dëmi është vlerësuar në rreth 10 mijë euro. Në vendngjarje kanë dalë Policia dhe Njësia e Hetimeve, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun dhe vendin nga ku ka nisur zjarri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ” dhe i është referuar njësisë kompetente për hetime. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com