Ekskluzive | Ky është i dënuari që u ekstradua nga Gjermania në

0%

Sinjali ka mësuar identitetin e personit që është ekstraduar mbrëmë nga Gjermania në Kosovë, ndaj të cilit rezultonin aktive tri urdhërarreste. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Mertion Shaqirin rreth 29 vjeçar, i cili është ekstraduar më 12 gusht, rreth orës , përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ndaj 29-vjeçarit figuronin tri urdhërarreste aktive. Në njërin rast, Shaqiri ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv dhe 3 mijë euro gjobë, ndërsa në një rast tjetër ishte dënuar me dy muaj burgim efektiv. Ndaj tij rezultonte aktiv edhe një letërreshtim.

Pas përfundimit të procedurave në aeroport, Shaqiri është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com