Yan Diomande ka nisur të lërë përshtypje të mëdha te Real Madridi, pavarësisht se është ende në fazat e para të aventurës së tij me klubin spanjoll. Sipas ESPN, sulmuesi i ri po impresionon ndjeshëm si stafin teknik, ashtu edhe bashkëlojtarët në Madrid. Niveli i tij dhe potenciali i madh që posedon kanë befasuar njerëzit brenda klubit.
Diomandé po vlerësohet për cilësitë individuale, intensitetin dhe aftësinë për të bërë diferencën në fazën sulmuese. Paraqitjet e tij në stërvitje kanë bërë që te Real Madridi të krijohet bindja se bëhet fjalë për një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen.
Stafi teknik po e ndjek nga afër zhvillimin e tij, ndërsa edhe lojtarët e skuadrës janë impresionuar nga niveli që ka treguar. Real Madridi vazhdon strategjinë e investimit te talentet e rinj dhe Diomandé shihet si një tjetër projekt i rëndësishëm për të ardhmen e klubit.
