Pasi mbylli bashkëpunimin me klubin e Besës në Kategorinë e Parë, mesfushori Edon Hasani ende nuk e ka gjetur “strehën” për sezonin e ri, ndërsa po shkon drejt “perëndimit” të karrierës. Në një “story” të radhës në rrjetet sociale, Hasani tregon momente nga palestra, duke u ushtruar, ndërsa vë në dukje edhe muskujt e barkut, fizik i “çmendur”, marrë në konsideratë edhe moshën.
Shkodrani ka fituar gjithçka në elitën e futbollit shqiptar, titullin kampion me Tiranën e Kukësin, Kupën te Vllaznia e Kukësi. Përsa i takon Superkupës së Shqipërisë, e ka varur në qafë medaljen e kampionit me verilindorët e Kukësit, sezoni 2016-2017.
