Themeli: Leku i fortë “zbut” përcjelljen e inflacionit të importuar

0%

Forcimi i lekut përkundrejt Euros dhe pritshmëritë për një inflacion pranë objektivit, sipas Drejtoriit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, ishin ndër arsyet pse norma bazë e interesit mbetet e pandryshaur. “Dëshiroj të theksoj edhe dy konstatime që janë bërë nga Këshilli Mbikëqyrës.

Faktin që forcimi i vazhdueshëm i kursit të këmbimit vazhdon të ndihmojë në reduktimin e përcjelljes të inflacionit të huaj në tregjet shqiptare, dhe po ashtu faktin që kahu konsolidues i politikës fiskale ushtron një ndikim frenues në inflacion.

Pra në tërësi i gjithë konteksti makroekonomik, politika monetare, zhvillimet në kursin e këmbimit dhe politika fiskale në gjykimin e Këshillit u vlerësuan, u gjykuan që ishin të përshtatshme për ruajtjen e inflacionit në të ardhmen.” -tha ai. Sipas tij, Banka e Shqipërisë vlerëson se kushtet aktuale monetare janë të përshtatshme për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edge pse inflacioni në tremujorin e dytë të 2026-s u rrit në 3%, Drejtori i Politikës Monetare, Erald Themeli, shprehet se çmimi më i lartë i naftës ka ndikuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi në çmime, por nuk ka prodhuar presione të gjera inflacioniste.

“Kjo rritje shfaqet e moderuar, e kontrolluar dhe presionet e përgjithshme inflacioniste dhe vetë niveli i inflacionit është afër objektivit tonë. Ndërkohë, përkundrejt tyre, zhvillimeve në inflacion, bazuar në informacionin e disponuar, analizat tona konkludojnë që ekonomia shqiptare vijon të ruajë trende pozitive zhvillimi.”- u shpreh Themeli.

Pavarësisht presioneve mbi çmimet, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë ritme pozitive. “Ne vlerësojmë që në horizontin afatmesëm, që do të thotë në dy-tre vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare pritet të ketë ritme solide rritjeje, të përafërta me potencialin e vlerësuar të rritjes të ekonomisë shqiptare, pra diku në intervalin 3.5-4%”- tha Themeli.

Një tjetër sinjal pozitiv vjen nga kreditimi. Kredia për sektorin privat u rrit me rreth 14% në tremujorin e dytë, e orientuar kryesisht drejt investimeve të bizneseve dhe blerjes së banesave nga individët. Kredia në lekë mbetet kontribuuesja kryesore në këtë zgjerim, ndërsa turizmi pritet të vazhdojë të mbështesë ekonominë.

Burimi: Bota Sot