Shpërndaje në: Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, B.R., B.H., R.Q. dhe N.L., nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë realizimit të një kontrate publike për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës.
Sipas aktakuzës, veprimet për të cilat akuzohen të pandehurit kanë ndodhur në periudhën nga 2 gushti 2017 deri më , në kohën kur ata ushtronin funksione zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës.
Prokuroria pretendon se të pandehurit kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe nuk kanë përmbushur detyrat zyrtare lidhur me inicimin, prokurimin, menaxhimin, autorizimin, certifikimin dhe pagesën e kontratës publike “Mirëmbajtja e Urave në Rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitet 2017–2019”.
Në aktakuzë thuhet se aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me një vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, ndërsa pagesat e realizuara në kuadër të kontratës kanë arritur në 5 milionë e 377 mijë e 58 euro.
Sipas Prokurorisë Speciale, kjo është bërë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik, Rregulloren dhe Udhëzimin Operativ për Prokurim Publik, si dhe me Rregullën Financiare për Shpenzimet e Parasë Publike.
Të pandehurit akuzohen gjithashtu se kanë nënshkruar dhe certifikuar raporte të punimeve në të cilat janë paraqitur sasi shumëfish më të larta se ato të përcaktuara në dosjen e tenderit.
Edhe Arbëri 2 o. më parë Rama: Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për liri mbetet e padiskutueshme Sipas aktakuzës, këto punime janë realizuar pa aneks-kontratë, pa zhvilluar procedurë të re të prokurimit dhe pa verifikim të rregullt nga komisioni përgjegjës për pranimin e punëve.
Përveç përgjegjësisë penale, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.
