Shtrenjtohet sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve

0%

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 13 gusht. Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.70 euro për litër, tre centë më shtrenjtë se të mërkurën. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina. Sot çmimi i benzinës është 1.48 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të mërkurën.

Gazi vazhdon të jetë me të njëjtin çmim, 0.60 euro për litër. Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora dhe vlejnë 24 orë.

Burimi: Telegrafi