Një qytetare që i është bashkuar protestës në ditën e 75-të të saj ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë të dalë në rrugë, duke theksuar se ato janë të shumta. Protestuesja iu ka bërë thirrje veçanërisht nënave që të ngrihen dhe të flasin, duke thënë se është e rëndësishme që prindërit t’u përcjellin fëmijëve edhe mesazhin se duhet të reagojnë ndaj pushtetit kur e shohin të padrejtë.
“Ju bëj thirrje nënave të ngrihen dhe të flasin. Prindërit na kanë dhënë shumë vlera, por nuk na kanë mësuar të ngrihemi ndaj pushtetit. Sot dua t’i jap një shembull fëmijëve që të ngrihen edhe ndaj pushtetit”, u shpreh ajo. Sipas saj, një nga problemet kryesore në vend është mungesa e meritokracisë. “Në Shqipëri nuk ka meritokraci”, deklaroi protestuesja.
