Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur drejtori operacional i televizionit “Alsat-M”, Lirim Hajdredini. Trupi i tij i pajetë është gjetur në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovasja”. Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, shkruan Portalb.
“Sot (), rreth orës , në SPB Shkup është raportuar se para një ndërtese në bulevardin „Krste Misirkov“ në Shkup ndodhet një person me lëndime. Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për L.H. (38) nga Shkupi.
Personi ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore”, informoi Ministria e Brendshme. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe aktualisht po kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes.
