Spence vishet zikaltër për 35 milionë euro

0%

Interi ka plotësuar boshllëkun në krahun e djathtë me Djed Spence. Siç raporton “Gazzeta dello Sport” mbrojtësi anglez, 26 vjeç, vjen nga Tottenham për 31 milionë euro, plus 4 milionë euro në bonuse. Një investim për një lojtar që vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Premier League dhe një paraqitjeje të rëndësishme me Anglinë në Kupën e Botës.

Spence rikthehet kështu në Serinë A, pasi në vitin 2024 luajti për gjashtë muaj me Genoan. Karrierën e nisi në Angli, ku u aktivizua me Middlesbrough, Notingham Forest dhe Leeds në Championship, përpara se të luante edhe në Francë me Rennes dhe më pas të kalonte te Tottenham. Me Anglinë numëron 14 paraqitje dhe u bë lojtari i parë mysliman që veshi fanellën e “Tre Luanëve”.

Por kush është Djed Spence jashtë fushës? I lindur dhe rritur në Londër, ai është me origjinë xhamajkane nga të dy prindërit. Njihet për qetësinë e tij, flokët e dredhur dhe pasionin për muzikën karaibiane. Madje, gjatë periudhës te Genoa, shokët e skuadrës e quanin “djali i qetë”, një përshkrim që i shkon për shtat karakterit të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në familje ka edhe një tjetër emër të njohur: motra e tij, Karla-Simone, është aktore dhe ka luajtur në filmin “Blue Story” dhe Konti i Monte-Kristos. Teksa pritet vetëm zyrtarizimi, Spence do të vihet në urdhërat e trajnerit Chivu për të zëvendësuar boshllëkun e lënë nga Dumfries dhe për të marrë në dorë krahun e djathtë të Interit.

Burimi: Bota Sot