Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon poste apo pjesëmarrje në pushtet, por synon shmangien e zgjedhjeve të reja dhe zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas Osmanit, prioritet duhet të jetë interesi i shtetit dhe jo marrja e pushtetit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i jepim vendit President të Republikës që mbron kushtetutën dhe vendin”, ka shkruar ajo në Facebook. Osmani ka theksuar se vendimet politike duhet të merren duke menduar edhe për gjeneratat e ardhshme. “Ne nuk jemi këtu vetëm për sot.
Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, ka shkruar Osmani. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
