Nga titulli kampion te garat evropiane dhe rënia nga kategoria –

0%

Modeli parashikues i Sky Sports e sheh Arsenalin duke mbrojtur titullin në sezonin 2026/27, ndërsa Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea plotësojnë pesëshen e parë. Në fund, Coventry City, Ipswich Town dhe Hull City parashikohen të bien nga elita e futbollit anglez.

Superkompjuteri i mediumit të njohur Sky Sports ka bërë parashikimin e tij për renditjen përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2026/27, me Arsenalin sërish në krye të tabelës. Sipas modelit, kampionët e sezonit të fundit do ta mbrojnë trofeun me 85.24 pikë, duke përfunduar rreth katër pikë para Manchester Cityt, që parashikohet të jetë i dyti me 81.65 pikë.

Arsenali parashikohet ta mbrojë titullin e Ligës Premier Në garën për zonën e Ligës së Kampionëve, Liverpooli parashikohet në vendin e tretë me 76.84 pikë, ndërsa Manchester United në të katërtin me 75.38. Chelsea mbyll pesëshen e parë me 72.70 pikë. Tottenham Hotspur parashikohet të përfundojë në vendin e gjashtë, ndërsa Aston Villa në të shtatin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas tyre vijnë Bournemouth, Brighton dhe Brentford, që sipas këtij parashikimi do të jenë në pjesën e sipërme të tabelës, por jashtë vendeve kryesore evropiane.

Sky Sports supercomputer predicts the 2026/27 Premier League table with Arsenal retaining the Premier League title 🏆 pic.twitter.com/hsxdypKCJP — Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 12, 2026 Në pjesën e poshtme të renditjes, superkompjuteri parashikon një sezon shumë të vështirë për tri skuadrat e promovuara.

Coventry City renditet në vendin e 18-të me 35.05 pikë, Ipsëich Town i 19-ti me 34.29, ndërsa Hull City parashikohet të përfundojë i fundit me vetëm 27.82 pikë.

Nëse parashikimi realizohet, Coventry, Ipswich dhe Hull City do të riktheheshin menjëherë në Championship, ndërsa Arsenali do të bëhej vetëm skuadra e katërt në historinë e Ligës PRemier që arrin të mbrojë titullin, pas Manchester Unitedit, Manchester Cityt dhe Chelseat.

Burimi: Telegrafi