Nafta shtrenjtohet ndjeshëm në Shqipëri, çmimi shkon në 215 lekë për

0%

Çmimi i naftës është rritur sërish në Shqipëri, duke arritur në 215 lekë për litër në tregun me pakicë. Sipas vëzhgimeve në pikat e shitjes së karburanteve, nafta tregtohej më herët me rreth 199 lekë për litër, çka nënkupton një rritje prej 16 lekësh për litër. Shtrenjtimi në tregun vendas vjen në një periudhë kur çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë shfaqur luhatje të forta.

Këto zhvillime janë reflektuar edhe në tregun shqiptar, ku çmimet e karburanteve kanë ndryshuar disa herë. Gjatë periudhës mars-qershor, në kushtet e luhatjeve të forta, në Shqipëri funksionoi Bordi i Transparencës, i cili përcaktonte çmimet maksimale të shitjes së karburanteve.

Rritja e fundit e çon sërish naftën mbi pragun e 200 lekëve për litër, duke shtuar kostot për drejtuesit e automjeteve dhe bizneset që varen nga transporti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot