Basha dhe zyrtarët e Policisë flasin për forcimin e bashkërendimit

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit ka takuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, Drejtorin e Departamentit të Rendit Publik Arbnesh Ajvazi dhe Nënkolonelin Jeton Rexhepi.

“Gjatë takimit i falënderova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në shumë aksione dhe aktivitete të përbashkëta me Ministrinë. Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkërendimit ndërinstitucional në projektet dhe përgjegjësitë që na presin, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin sa më efikas të detyrave tona të përbashkëta.

Policia e Kosovës është partner i rëndësishëm i Ministrisë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen” , ka shkruar Basha në Facebook”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot