Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zhvillimeve të 13 gushtit, kur deputetë të PDK-së u drejtuan në zyrat e Kuvendit për të dorëzuar kërkesën drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për vazhdimin e saj. Haxhiu ka kërkuar që përplasjet politike të mos përfshijnë stafin profesional të Kuvendit.
Ajo ka thënë se mospajtimet dhe përplasjet politike duhet të mbeten mes atyre që mbajnë përgjegjësi politike, ndërsa opozita, sipas saj, nuk duhet ta përfshijë stafin profesional të Kuvendit në këto përplasje.
“Opozita nuk duhet ta përfshijë stafin profesional të Kuvendit në këto përplasje, ta vërë nën presion apo ta shënjestrojë për shkak të punës që kryen në kuadër të përgjegjësive të veta institucionale”- Ajo ka thënë se nëse opozita ka vërejtje ndaj punës së saj, ato duhet t’i adresojë drejtpërdrejt tek ajo ose përmes mekanizmave institucionalë.
“Nuk është e drejtë që zyrtarëve profesionalë t’u atribuohen motive politike apo të krijohet përshtypja se ata i shërbejnë një individi apo një subjekti politik vetëm pse po kryejnë detyrat e tyre”- ka deklaruar Haxhiu. Sipas saj, stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë.
“Këtë sjellje e dënoj publikisht dhe kërkoj që çdo pretendim konkret të paraqitet me fakte dhe në rrugë institucionale, e jo përmes sulmeve dhe insinuatave ndaj zyrtarëve të Kuvendit”, ka shkruar ajo. Përparim Gruda nga PDK, ka dorëzuar kërkesën në emër të partisë në drejtim të kryesuesit të seancës, Avni Dehari. Kërkesa u dorëzua te Zyra e Sekretarit.
“Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën. Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”- ka thënë ai më .
Në letrën e protokolluar më 13.08. 2026, PDK thekson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Ne kemi dorëzuar këtë kërkesë për të kërkuar respektimin e Kushtetutës, artgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rregullores së punës së Kuvendit.
Ju tashmë e dini që afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar. Është shkelur Kushtetuta, është shkelur artgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, siç ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shkelja e afatit ose kalimi i afatit për konstituim nuk e shuan detyrimin që kemi ne si deputetë për ta konstituar Kuvendin, qoftë edhe mbas afatit, Kushtetues, sepse Gjykata ka thënë që mos respektimi i afatit nuk e shpërndan Kuvendin” – tha Gruda.
Subjekti politik sqaron se, sipas jurisprudencës kushtetuese, tejkalimi i afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e institucionit legjislativ, ndaj vonesat e mëtejshme vetëm sa e thellojnë këtë bllokadë.
Po ashtu, PDK i rikujton kryesuesit se roli i tij si deputeti më i vjetër në moshë është i kufizuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit vetëm në lehtësimin e ecurisë së seancës.
Në letër potencohet se kryesuesi nuk ka kompetencë të vendosë mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike se kur duhet të vazhdojë ky proces, pasi negociatat politike mund të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese. Paraprakisht, disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nisën ditën duke qëndruar para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës më .
Ata kërkuan të thirret seanca për konstiuuimin e Kuvendit. Ky aktivitet i tyre vjen një ditë pasi ata patën përplasje me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në sallën e Kuvendit, e cila ishte dedikuar për vizitë nga mërgimtarët.
Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së në një konferencë për media tha se “nuk ka krim më të madh se sa kur besimi qytetar keqpërdoret.” Sipas Çitakut, Albin Kurti, kryeministri në detyrë, duhet të jetë në Kuvend për ta konstiuuar atë.
“Nuk jemi këtu për të bërë puç, ne jemi këtu m’i thanë Albin Kurtit – zotëri eja në Kuvend, shumicën e ke, ndërtoje qeverinë dhe ecim tutje por për t’i thënë Kurtit eja në Kuvend… Mbrëmë vonë kanë marrë vendime, kush janë ata për me marrë vendime.” – ka deklaruar Çitaku më . Enver Hoxhaj i PDK-së vlerëson se kjo situatë që po ndodh në Kosovë “është absurde”.
“Asnjëherë nuk ka ndodhë që dikush 18 muaj e 5 ditë të qëndrojë në zyret e kryministrit dhe ministrat të qëndrojnë në zyret e tyre, duke shkelë Kushtetutën e Kosovës. Sa herë jam betuar si deputet e kam lëshuar zyren si ministër i Jashtëm dhe kam mbetë si deputet… Ne nuk e kemi një qeveri legjitime më” – tha Hoxhaj.
Hoxhaj e ka ftuar Avni Deharin, kryesuesin e Kuvendit që ta ftojë seancën konstiuuive, kurse për Kurtin, që ta lëshoj zyrën e kryeministrit. Në anën tjetër, Çitaku tha se nuk janë për t’ia penguar rrugën Kurtit në Qeveri, por siç tha “ai është bërë pengesë”.
Pas disa minutash pritje, ata janë përplasur me Arlind Manxhukën, zëdhënësin e Qeverisë, i cili ju tha se Kurti është në zyrë, ndërsa deputetët e ftuan atë që të vinte poshtë. Pastaj kanë tentuar të hyjnë brenda për ta verifikuar këtë, por kanë zgjedhur të vazhdojnë për në sallën e Kuvendit, për ta paraqitur kërkesën për seancën konstiuuive.
Ata bashkë me deputetë të Aleancës u mbledhën në Kuvend, më , dhe kërkuan vazhdimin e seancës konstituive e respektimin e rendit kushtetues, ndërsa kryesuesi i seancës, Avni Dehari, paraprakisht ka deklaruar përmes Facebook se pa një marrëveshje politike, çdo vazhdim i saj do të ishte “seancë shterpë”.
Ata bashkë me deputetë të Aleancës u mbledhën në Kuvend, më , dhe kërkuan vazhdimin e seancës konstituive e respektimin e rendit kushtetues, ndërsa kryesuesi i seancës, Avni Dehari, paraprakisht ka deklaruar përmes Facebook se pa një marrëveshje politike, çdo vazhdim i saj do të ishte “seancë shterpë”.
Tejkalimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit e ka futur procesin e formimit të institucioneve të reja në një fazë të re pasigurie juridike dhe politike.
Deputetët e legjislaturës së re, të zgjedhur në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk kanë arritur ta përfundojnë konstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar, ndërsa përplasjet mes partive politike vazhdojnë të pengojnë arritjen e një zgjidhjeje. Në qendër të bllokadës është mosarritja e një marrëveshjeje politike për mënyrën e vazhdimit të procesit dhe për formimin e institucioneve.
Ndërkohë, tejkalimi i afatit ka hapur debat edhe për pasojat juridike që sjell moskonstituimi i Kuvendit dhe nëse një krizë politike mund të justifikojë zgjatjen e një procesi për të cilin Gjykata Kushtetuese veçse kishte dhënë një interpretim.
Në aktgjykimin e , Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar se procedura e konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar nëse nuk zgjidhen organet e tij drejtuese.
Ky interpretim është bërë pikë referimi në debatin aktual, ndërsa partitë vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të tejkalohet ngërçi. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe pasi që ka kaluar afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregullore të Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së saj. Megjithatë, seanca konstituive akoma nuk ka përfunduar. Një vazhdim i saj është mbajtur më , ndërsa më pas nuk është thirrur vazhdim tjetër.
