“Eurovisioni” i 2027-s do të mbahet në Burgas të Bullgarisë

0%

Qyteti bullgar, Burgas, pranë brigjeve të Detit të Zi është zgjedhur për mikpritjen e festivalit të këngës, “Eurovision”, në maj të vitit të ardhshëm, kanë njoftuar të enjten () organizatorët garës muzikore, raporton Reuters .

Bullgaria fitoi “Eurovisionit” për herë të parë në maj në finalen që mbet në hije të vendimeit të pesë vendeve që e bojkotuan ngjarjen për shkak të ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë, duke siguruar fitore dramatike në një votim të madh që Izraelit ia solli vendin e dytë.

Gara artistike plot shkëlqim hyn në vitin e 71-të më 2027, por me kalimin e viteve u përfshi në histori për shkak të mosmarrëveshjeve për Gazën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arena e Burgas, në qytetin e katërt më të madh të Bullgarisë, do të mirëpresë adhuruesit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në shfaqjen drejtpërdrejt, e cila do të ndiqet edhe nga miliona njerëz nëpërmjet televizioneve anëtare të Unionit Europian të Transmetimeve.

Burgasi, i njohur për plazhet dhe jetën kulturore, u zgjodh para kryeqytetit Sofje për shkak të akomodimit, kapacitetit të vendit dhe vizionit të përgjithshëm për transformimin e qytetit për konkursin, ka njoftuar EBU. “Burgasi sjell diçka vërtet të veçantë në Konkursin e Këngës Eurovision”, ka thënë Martin Green, drejtor i konkursit të këngës, “Eurovision”.

“Është një qytet i gjallë dhe mikpritës në Detin e Zi me një identitet të fortë muzikor dhe kulturor, dhe ka ambicie, ambiente dhe pasionin e nevojshëm për të mirëpritur familjen ‘Eurovision’”. Dy gjysmëfinalet e konkursit mbahen të martën e 11 majit dhe të enjten e 13 majit, ndërkaq, finalja të shtunën e 15 majit 2027, ka njoftuar EBU. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo