Ekspertë vendorë e ndërkombëtarë në Klinikën Kombëtare për Trajnerë

0%

Nga 14 deri më 16 gusht, në Marigona Residence, do të zhvillohet Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me FIBA-n dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK). Kjo klinikë synon të sjellë përvojë dhe njohuri të reja për trajnerët kosovarë, me ligjërues nga basketbolli vendor dhe ai ndërkombëtar.

Një nga ligjëruesit kryesorë do të jetë Marius Huth, instruktor i FIBA WABC dhe pjesë e ALBA Berlin, i cili ka përvojë të gjatë në zhvillimin e basketbollit të të rinjve dhe në punën me grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Gjermanisë.

Në klinikë do të jetë edhe Arben Krasniqi, një prej trajnerëve më me përvojë në basketbollin kosovar, me mbi 25 vjet angazhim në zhvillimin e lojtarëve, edukimin e trajnerëve, klubet dhe ekipet kombëtare. Pjesë e ligjëruesve është edhe Elbesar Gështenja, trajner dhe skaut i angazhuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj, skautimin modern dhe analizën e performancës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktualisht është pjesë e KB Bashkimi dhe stafit teknik të Kosovës U16. Ndërkohë, Granit Rugova, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në FBK, do të prezantojë Manualin e Identifikimit të Talenteve dhe Zhvillimit Afatgjatë të Lojtarëve (LTAD), si dhe Manualin e MiniBasketbollit, dy dokumente të rëndësishme për programet zhvillimore të FBK-së.

Klinika do të mbahet më 14, 15 dhe , në Hotel Sheraton dhe Palestrën ISP në Marigona Residence, duke u ofruar trajnerëve mundësi për të përfituar nga përvoja e ekspertëve dhe për të avancuar njohuritë e tyre në zhvillimin e basketbollistëve.

Burimi: Bota Sot